Taksa në Rrugën e Kombit, Rama: Ide e Berishës, ish-kryeministri: S'e zbatova

2018-05-12 0

Pagesa në Rrugën e Kombit është bërë temë debati në seancën e sotme plenare. Kryeministri Edi Rama është përplsaur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ky i fundit e ka quajtur të pacipë për vendimin për të taksuar Rrugën e Kombit. Nga ana e tij, Rama sqaroi se vendimmarrja për të vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010, kur vendi qeverisej nga Sali Berisha, duke thënë se kryeministri i asaj kohe mori iniciativën për të hapur këtë proces, por dështoi se nuk e mirëmbajti dot rrugën.

Në kundërpërgjigje ndaj tij, ish-kryeministri Berisha pranoi se pagesa në Rrugën e Kombit ishte ideja e tij, duke sqaruar se për këtë ai bëri një studim së bashku me ministrin e asaj kohe, Sokol Olldashi, dhe vendosi që taksa të mos vihej zbatim.