Spiropali i kujton Berishës kontratën që po hetohet në SHBA, ai ikën nga seanca

2018-05-12 0

Gjatë debatit të sotëm në Kuvend midis Sali Berishës dhe Elisa Spiropalit, kjo e fundit i ka kujtuar ?Rapiskanin? ish-kryeministrit, koncesionin në doganat shqiptare që qeveria e tij lidhi dhe qe po hetohet ne SHBA, sa i takon dyshimeve për ryshfet.

?Tani doktor, sa herë që ndjen se katedralja që ke ngritur me aq mund në Partinë Demokratike rrezikon të shembet për shkak të paaftësisë, apo të mungesës së shpresës që lidershipi që vetë ke vënë aty po reflekton mbi gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm mbi partinë, nxjerr dy argumenta, i pari është droga dhe i dyti është patriotizmi i rreckosur sigurisht. Argumenti i parë i drogës, dhe meqë përmende këtu Rapiscanin, po ju them që kontrata e Rapiscanit ishte nga kontratat më të turpshme që janë bërë ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë. Dhe këtë duhet ta dini doktor më mirë se unë, se ajo kontratë është nën hetim në SHBA, ku ekzistojnë prova se është paguar ryshfet për atë kontratë skandaloze, që siç thatë ju me vizionin tuaj prej burri shteti, devijonte tregtinë e Shqipërisë drejt Selanikut, Malit të Zi dhe vendeve të tjera. A është bërë për arsye korruptive, a është bërë për arsye patriotizmi, këtë e dini ju?.

Free Traffic Exchange