Rudina/ Zana Cela konfirmon mospjesmarrjen e Saimir Pirgut tek "Lakuriqi i Nates” (29.03.2018)

2018-05-12 0

Në datat 31 Mars dhe 1,2,3 Prill 2018, në Pallatin e Kongreseve do të ngjitet në skenë magjia e operetës së famshme nga Johann Strauss , ?Die Fledermaus?, ose ?Lakuriqi i Natës?. Valset, ariet, skenat dhe muzika më e bukur e kompozitorit të madh austriak do të vijnë për publikun shqiptar në një produksion të jashtëzakonshem, ku do të kombinohen artistë shqiptarë të ekselencës dhe ata të rinj.
Drejtorja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela ishte sot në studion e ?Rudina? në Tv klan nga ku foli lidhur me eventin dhe konfirmoi edhe një herë mospjesëmarrjen e tenorit Saimir Pirgu I cili ishte planifikuar të ishte I ftuari special.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe tenori përmes rrjeteve sociale ku njofton se për shkak të një bronkiti akut nuk mund të marrë pjesë në shfaqje.
?Ndodhi pak përpara se unë të vij. Saimiri nuk është mirë, ka një bronkit akut. Ai ndodhet në Tokio dhe me shumë keqardhje ka njoftuar se nuk do të jetë tek ?Lakuriqi i Natës?. Saimiri gjithmonë ka qenë i lidhur me teatrin tonë, por nuk mundi dot të vinte këtë radhë. Por asgjë nuk do të ndryshohet, vepra nuk do të preket pasi e tij do ti kalojë dikujt tjetër?, tha Çela.

Free Traffic Exchange