Report TV - Ahmetaj-Berishës: Taksa për “Rrugën e Kombit” e iniciuar nga ju

2018-05-12 0

Gjatë seancës plenare të mbajtur sot në parlament, u diskutua dhe debatua gjatë për çështjen e tarifës për 'Rrugën e Kombit'. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij, debatoi me ish kreun e opozitës, Sali Berisha duke e akuzuar për përçarje veri-jug, e duke sqaruar opozitën për tarifën e vendosur nga qeveria .Besoj që patjetër ka nevojë për një sqarim edhe për ty Sali. Këtë tarifën e rrugës e ke iniciuar ti, apo jo, dhe në këndvështrimin tim personal, por jo vetëm personal, është zgjidhje e duhur. E ke iniciuar me vendim qeverie dhe besoj në bazë të një studimi, i cili është përdorur sërish. Këtu ka dy gjëra, o padituri nga ana e kryetarit të opozitës, o qëllimshmëri. Të dyja janë të rënda përpara shqiptarëve, se po të jetë qëllimshmëri po ngre një tezë që ti vetë kur ke qenë kryeministër i je kthyer një prej anëtarëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe i ke thënë: ç?është kjo që tenton të bësh ti, ndarje veri-jug. E dëgjove se çfarë bëri? Të lutem mos e mbaj kokën ulur në respekt të asaj që ke tentuar të mbjellësh vetë. Pra kryetari i opozitës, nëse e dëgjuan shqiptarët, tentoi të fusë përçarje veri-jug, një populizëm i rrezikshëm në dëm të kombit. Është e qëllimshme apo është nga padituria këtë le ta zgjidhë me veten e vet, por nëse është e qëllimshme është më e rëndë, nëse e ka nga padituria besoj që korrigjohet gjatë rrugës. Për sqarim teknik, në vitin 2011, ia dërgova dhe Florianit, nuk e di ta tregoi apo jo, Ridvan Bode, me firmën e Sali Berishës, me vendim qeverie ka shfuqizuar katër taksa dhe po i numëroj, besoj i mbani mend. Është taksa për importin e automjeteve, taksa për qarkullimin rrugor, taksa e regjistrimit dhe taksa për shitjen e automjeteve. Janë katër taksa që u shfuqizuan, të cilat kishin një efekt prej 7 miliardë dhe u vendosën 3 taksa me një efekt 9 miliardë, teknikisht. Do të thotë se taksa vjetore e automjeteve, taksa për gazoilin dhe benzinën me një efekt prej 9 miliardë dhe e keni firmosur ju z. Berisha këtë vendim. Pra, keni vendosur taksën e qarkullimit dhe taksa e qarkullimit nuk ka si qëllim një destinacion përdorimi, duhet të ta kishte mësuar Flori. Pse flisni budalliqe kur thoni kjo është për të mirëmbajtur rrugën. Jo. Ajo taksë shkon në xhepin e madh të buxhetit të shtetit dhe pastaj shpërndahet nëpërmjet shpenzimeve dhe është pa destinacion specifik. Tarifa është me destinacion specifik dhe mos bëni gabim teknik. Ty të takon pikë së pari ta mësosh, tarifa ka destinacion specifik dhe jo taksa sepse është budallallëk ta thuash.

Free Traffic Exchange