Ora News - Lobimi me para ruse? Basha: Ministri i Ramës kërcënoi biznesmenin shqiptaro-amerikan

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e lobimit me para ruse e Partisë Demokratike përplasi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, në seancën parlamentare. Kryeministri Rama e cilësoi atë gropën e fundit të Bashës, ndërsa shtoi se ai vetë nuk ja ka hapur gropën partisë së tij. Por Basha e sfidoi kryeministrin me një hetim parlamentar.

Përtej debatit për Rrugën e Kombit, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha u përplasën për çështjen e kontratave të lobimit dhe financimin rus. Basha nuk e përmendi me emër por lëshoi një akuzë të fortë për një nga Ministrat e qeverisë Rama.

Basha: Nëse prokuroria nuk do të ishte e kontrolluar nga ty sot duhet të kishte hapur hetimin për një Ministrin tënd që krekoset aty, i cili ka nisur banditë në emër të Juremeksit dhe Rusisë një investitori shqiptaro-amerikan. Unë i bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimin.

Nga ana tjetër, Rama tha se me çështjen e lobimit Basha, ka hapur një gropë ku mund të bie vetë.

Rama: Nuk i kam hapur as vendit tim, as partisë sime një gropë si kjo e fundit që i ka hapur zotërote partisë tënde. Saliu nuk ka lidhje me atë historinë e xhepave të errët të oligarkëve rusë.

Kryetari i opozitës u shpreh i gatshëm që për këtë çështje të bëhet një hetim parlamentar, ndërsa një akuzë të dytë, këtë herë për bashkëshorten e kryeministrit.

Basha: Unë jam i hapur të bëjmë një hetim parlamentar që pastaj ta çojmë në prokurori.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk i shmangën akuzat personale.

Rama: Ju jetoni fuizikisht por jo shpirtërisht, mendësisht me këtë qytetërim. Kurse ne jetojmë dhe shpirtërisht dhe mendësisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lobimi-me-para-ruse-basha-ministri-i-rames-kercenoi-biznesmenin-shqiptaro-amerikan

Free Traffic Exchange