Report TV - Siguria ushqimore, intervistë me Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi

2018-05-12 1

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi në një intervistë për Report TV tregoi situatën aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria në lidhje me sigurinë ushqimore, duke shtuar edhe atë se çfarë pritet të bëhet në vitet e ardhshme. ?Nuk është bërë ndonjë gjë mbresëlënëse në vite. Kemi ende punë për të bërë. Nëse tani jemi në vagonët e fundit, ne të paktën punojmë me ambicien që të parakalojmë disa etapa? tha ai.

Ndër të tjera ministri foli edhe për rifunksionimin e strukturave veterinare në vend të cilat do të pësojnë ndryshime. ?Procesin e kontrollit do e dërgojmë te AKU. Nuk do të ketë më veterinerë të bashkisë që do të merren me vaksinimin e kafshëve?. Ministri Peleshi bëri gjithashtu thirrje që fermerët të nxitojnë për aplikimin në skemat kombëtare, pasi janë ditët e fundit.

Free Traffic Exchange