Ora News - “Rruga e Kombit” apo e atyre që paguajnë?

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tarfimi i Rrugës së Kombit solli debate të ashpra në Kuvend. Kryeministri Edi Rama tha se projekti ka zanafillën nga viti 2010, ndërsa trafimi është i domosdoshëm për mirëmbajtjen pasi buxheti nuk e përballon. Por Basha tha se ky është akt korruptiv, ndërsa qytetarët po taksohen dy herë, me taksën e qarkullimit dhe tarifën që do paguajnë te privati.

Debat pa logjike dhe patriotizëm përvers e quajti kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kundërshtinë për tarifen e Rrugës së Kombit.

Rama tha se ky vendim zanafillën e ka që në vitin 2010 kur qeverisnin demokratët.

Rama: Në 2010, Kryeministri i kohës ka marrë inisiativën për të hapur këtë proces. Ka thënë: Ne e ndërtuam, për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot.

Zanafillën që në vitin 2010 për mundësinë e tarifimit të Rrugës së Kombit e pranoi kryetari i opozites Lulzim Basha, por ai tha se krahas kësaj ishin parashikuar dy instrumenta lehtësimi për qytetarët.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha tha se qeveria në atë kohë u tërhoq nga tarifimi.

Basha: Ekzistenca e një rruge alternative pa pagesë dhe e dyta do të lidhej në planin tonë me parimin e mostaksimit të dyfishtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-apo-e-atyre-qe-paguajne