Report TV - KPK ndërpret Vettingun për vëllain e Lulzim Bashës, pas dorëheqjes

2018-05-12 0

Valës së dorëheqjeve nga Vettingu i është bashkuar edhe Erlind Basha, vëllai i kryetarit të PD, Lulzim Basha. Ai punonte si këshilltar ligjor pranë Gjykatës së Lartë si ndihmës i gjyqtares Mirela Fana edhe kjo e dorëhequr nga sistemi. Erlind Basha ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata e Lartë në tetor 2016, ndërsa një ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu Vettingun për të si dhe për gjyqtaren Fana.

Erlind Basha i bashkohet kështu ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish-gjyqtarit të Kushtetueses Besnik Imeraj të cilët u larguan nga sistemi i drejtësisë, duke i shpëtuar kështu vlerësimit pasuror. Në ditë më parë, KPK ndërpreu Vettingun edhe për 7 subjekte, të cilët më parë kanë dhënë dorëheqjet në detyrat përkatëse, duke i shpëtuar kështu procesit të Vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë të Gjykatës së Lartë, të cilët nuk do të kalojnë në filtrin e Vettingut, ku mes tyre spikat edhe emri i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.

Free Traffic Exchange