Report TV - Hapen kreditë e buta, Veliaj: Zgjidhje problemit të strehimit për familjet

2018-05-12 1

Rreth 500 familje të pastreha do të kenë mundësi që të përfitojnë kredi të buta për blerjen e një banese. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se programi për kreditë e buta ka qenë programi social më ambicioz që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës duke dhënë një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit në qytetin e Tiranës. Veliaj theksoi se përmes kësaj skeme, Bashkia e Tiranës u jep zgjidhje problemit të strehimit për çiftet e reja dhe njëkohësisht krijon mundësi reale për timulimin e sektorit bankar.

Ndonjëherë na duhet që të marrim të marrim vendime të vështira, por kemi marrë vendime të drejta dhe më vjen mirë që historia provoi që kishim të drejtë. Pa dyshim që programi për kreditë e buta ka qenë programi social më ambicioz dhe eksperimenti më I guximshëm që kemi bërë në këtë fushë, që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës. Ky program na ka dhënë edhe një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit sidomos për çiftet e reja. E dini fare mirë që ne shkojmë nga qendrat e emergjencës, tek banesat sociale, tek bonusi i qirasë dhe tek kreditë e buta si paketa të ndryshme që targetojnë shtresa të ndryshme të popullsisë sipas kapacitetit financiar që ata kanë.

Duke vënë në dispozicion një fond minimal nga buxheti I Bashkisë, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se krijohet një mundësi reale për qindra familje për të blerë një banesë. ?Nga viti që kaloi, kur programi u hap për herë të parë u shpallën gjithsej 999 përfitues, Për garsionieret 370 aplikime, për 1+1, 444 aplikime, për dy + një 181 aplikime dhe për 3+ 1 kanë qenë 4 aplikime sepse kanë qenë familje me një numër të madh anëtarësh dhe fëmijë të vegjël në këto familje.