Eksporti i gjësë së gjallë, Ylli: Përmirësim shërbimit veterinar, garanton cilësinë

2018-05-12 1

Në vendin tonë, blegtorët mbarështojnë rreth 3 milionë krerë bagëti të imta dhe në sektor punojnë rreth 290 mijë familje. Kërkesa kryesore që vjen nga shoqata e blegtorëve është ngritja e një shërbimi të mirë veterinar, pasi kështu mund të garantohet edhe cilësia e produkteve dhe të rritet mundësia për eksport.

Mbarështimi i rreth 3 milionë krerë të imëtash nga 290 mijë familje blegtore, kërkon ndërhyrjen e shtetit për shërbimin veterinar, por edhe rritjen e cilësisë së kullotave që janë në dispozicion të tyre.

Kjo është kërkesa që Shoqata e Blegtorëve Shqiptar i bën ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve përkatëse, me qëllim që numri i krerëve të rritet, por edhe cilësia e mishit dhe qumështit, si dhe nënprodukteve të tij të rritet.

Valbona Ylli, Shoqata e Blegtorëve Shqiptar: Një hallkë tjetër që ne duhet ta çojmë në përmirësim të vazhdueshëm është përmirësimi dhe mirëmenaxhimi i kullotave. Kërkesa për eksport do të rrisë dhe kërkesën për mirëmenaxhimin e kullotave,për pasurimin e tyre, përmirësimin dhe rikthimin e lerave. Sistemi veterinar për momentin është në një fazë riorganizimi, por vlen të theksohet që mbetet ende për të dëshiruar si sistem.

Sa i përket mundësisë së eksportit të të imëtave apo mishit të tyre drejt Serbisë, Valbona Ylli, kryetare e Shoqatës së Blëgtorëve, thotë se blegtorët duhet patjetër që të koordinohen dhe të zbatojnë kriteret e duhura, ndërkohë që pa formalizimin dhe rritjen e nivelit të gjurmueshmërisë, një mundësi e tillë mund të mos realizohet.

Valbona Ylli, Shoqata e Blegtorëve Shqiptar: Kjo do të na mundësojë dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me mbarështimin siç duhet të blegtorisë, duke filluar që nga zbatimi i teknologjive të tjera, rritja e nivelit të gjurmueshmërisë, formalizimi i fermerëve dhe mudnësia e tyre ëpr bashkëpunim dhe kooperim. Nëse ne nuk arrijmë të kryejmë veprime të tilla të ndërsjellta, atëherë shanset tona për eksport mund të jenë minimaliste ose do ti humbasim këto shanse.

Në Shqipëri, interesimi i blegtorëve për mbarështimin e gjedhit dhe të imëtave është rritur ndjeshëm, sidomos në zonat veri-lindore dhe ato jugore.

Në Shqipëri rezulton të ketë rreth 500 mijë hektar kullota, në të cilat mbarështohen gjedhi dhe të imëtat, por jo e gjithë kjo sipërfaqe është funksionale, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme janë lënë dierrë dhe pa gjallërimin e bimësisë.

Free Traffic Exchange