“Shume zhurme per asgje”

2018-05-12 1

E mbushur me intriga, nënkuptime, të qeshura, ?Shumë zhurmë për asgjë? është komedia më e mirë që William Shakespeare shkroi për familjet. Ky është përshkrimi i të famshmit ?Globe Theatre? të Anglisë për veprën që do të luhet në Teatrin Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?.

Regjisori i dashurive të turbullta mes Heros dhe Klaudit, Beatriçes dhe Benediktit, kërkimi i tyre mbi besnikërinë, fisnikërinë dhe dashurinë e vërtetë dhe sesi këto virtyte i bëjnë të rinjtë të ndryshojnë perceptimet e tyre mbi marrëdhënien grua-burrë është Carlo Sciaccaluga. Ai është nga Italia dhe nga kërkimi në internet në karrierën e tij modeste është regjisori i disa shfaqjeve kryesisht në teatrin e Xhenovas.

11 aktorë janë angazhuar për komedinë që në fund i thotë publikut se qenia njerëzore mund të arrijë më të mirën e saj kur i jepet dijes, lirisë dhe imagjinatës.

?Shumë zhurmë për asgjë? nga fundi i Marsit e gjeni në teatër.