“Demarkacioni” dërgohet në Gjykatën Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për shqyrtimin e miratimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.Vetëvendosje akuzon deputetët që votuan këtë marrëveshje, se kanë bërë shkelje të rënda kushtetuese.?Shkelja më e rëndë, të cilën dëshiroj ta potencoj, ka të bëje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Me këtë vendimin deputetët e kanë shkelur Kushtetutën, sepse kanë miratuar diçka që është antikushtetuese dhe që është delimitim në vend të demarkimit të kufijve. Deputetët e Kosovës kanë përcaktuar kufij të ri gjë që është antikushtetuese, sepse nuk ka qenë mandati i Komisionit shtetëror të krijuar, për përcaktimin e vijës kufitare.?
VV është e bindur se do të evidentohen shkeljet që janë kryer nëpërmjet kësaj marrëveshje ashtu sikurse ndodhi me asociacionin e komunave me shumicë serbe.Demarkacioni me Malin e Zi është miratuar më 21 mars me 80 votat e deputetëve të Kosovës. Duke u bazuar në pikën 7 të kësaj marrëveshje, Komisionet Shtetërore të kufijve të dy palëve do të formojnë një trup të përbashkët pune që të kryejë në terren shënjimin e kufirit të përcaktuar me këtë marrëveshje.
Kjo do të thotë që projektligji nuk ka marrë formën përfundimtare prandaj nuk është ende e qartë, nëse Gjykata Kushtetuese mund ta marrë në shqyrtim.