Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Administratori i një kompanie private që u grabit dje në Tiranë, ka dëshmuar në polici se mbante me vete 25 mijë euro, kur 2 grabitësit i kanë marrë qesen me valutë që do të dorëzonte në bankë. Nga ana tjetër mësohet se njëri nga autorët mbante pistoletë në dorë dhe e qëlloi me tytën e saj.
Menaxheri i kompanisë private që u grabit ditën e djeshme në Tiranë teksa shkonte në bankë me një qese me para ka deklaruar në polici se autorët i morën 25 mijë euro.
Referuar dëshmisë së 40-vjeçarit, në orën 15.00 të ditës së mërkurrë ai po dorëzonte valutën pranë bankës së nivelit të dytë që ndodhet në zonën e ?Komunës së Parisit?, kur 2 grabitësit i zunë pritë.
Spahiu ka dëshmuar se i kishte pikasur grabitësit, teksa e ndiqnin me një motorr, tip ?Papaq?, por nuk e dinte që ata kishin për qëllim ta grabisnin. Në momentin kur po dorëzonte paratë, njëri prej autorëe e priste jashtë dhe e kërcënoi për t?ia dhënë qesen me para.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deshmia-e-administratorit-te-bankes-grabitesit-me-moren-25-mije-euro