http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit do ti nënshtrohen pa diferencime të gjithë përdoruesit, pavarësisht nëse ata janë banorë ose jo të zonës.Në 6 muajt e parë të zbatimit të kësaj tarife koncesionari do të skanojë të gjithë automjetet, si dhe do të monitorojë fluksin e qarkullimit për secilën prej tyre. Vetëm pas muajit shtator të këtij viti, kur të krijohet një bazë të dhënash për makinat, atëherë koncesinari do të aplikojë abone. Në çdo rast abonetë do të lëshohen në bazë të kriterit të përdorimit dhe jo të banimit.
Lidhur me debatin për nivelin e lartë të kësaj takse, ministri i infrastrukturës ka sqaruar se ky nivel ka dalë për shkak të kostos së lartë që ka mirëmbajtja e Rrugës së Kombit.Duke ju referuar të dhënave në strukturën e tarifave të miratuara, parashikohet mirëmbajte dhe investim të rrugës, e cila është e ende e papërfunduar. Koncesinari do të investojë në total 260 milion euro.