http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias mbërrin serish ne Tirane, gati një vit e gjysme nga vizita e tij e fundit ne Shqipëri.
Por ndryshe nga atëherë, vizita e sotme duket se vjen ne nje moment kyç per avancimin e negociatave mes dy vendeve.
Kotzias vjen ne Tirane, ndoshta si nje justifikim per vizitën e shtyre te Shefit te tij Aleksis Tsipras, i cili anuloi pak dite me pare takimin qe pritej te mbante me Kryeministrin Edi Rama ne Korçe, ku do te festonin se bashku Pashkën.
Vizita ndodh po ashtu nje kohen kur kane kaluar gati dy jave nga dhënia e autorizimit nga Presidenti Ilir Meta, per lëshimin e plotfuqisë per grupin negociator, por deri me tani, grupi i teknicieneve nuk është ulur ende ne tryeze, per te përkthyer ne harte marrëveshjen e re te detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila do te përcaktoje kufijtë mes dy vendeve.
Duket se ngerci i krijuar dhe vështirësitë e hapura kane detyruar kreun e diplomacisë greke qe përpara nje tjeter takimi te rëndësishme ne Vjene, ku do te diskutohet me palën Maqedonase per emrin, ai te ndaloj per 4 ore ne Tirane, ndoshta si nje vazhdim i takimeve te Kretës e Korçës.