Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora 12: 16 Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, mbërrin në Tiranë për një vizitë të shkurtër në Tiranë.
Kryediplomati grek u prit nga ministri Bushati mesditën e sotme në Ministrinë e Jashtme.
Në fokus të takimit të tyre mendohet të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë. Më pas erdhi dhe konfirmimi nga Athina.
Ministria e Jashtme greke njoftoi për takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati. "Bisedimet e dy ministrave do të fokusohen në shqyrtimin e hapave të mëtejshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve dypaleshe"
Vonesa me dhënien e autorizimit nga presidenti Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/negociatat-detin-kotzias-neser-ne-tirane-takon-bushatin