Pse 5 Euro per Rrugen e Kombit? Gjiknuri: Sepse nuk del llogaria

2018-05-12 0

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka sqaruar taksën 5 Euro të vendosur në Rrugën e Kombit, që zyrtarisht aplikimi nisi që ditën e djeshme. Duke iu kthyer përgjigje akuzave e kritikave të opozitës për këtë taksë, Gjiknuri u shpreh se aplikimi i tarifës për këtë rrugë është diskutuar që në kohën e qeverisjes së demokratëve.
Ndërsa sa i përket diskutimit për tarifën 5 Euro, ministri i Infrastrukturës theksoi se nëse do të vendosej një kuotë më e vogël, nuk do të mbulonte investimet e bëra për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.
"Sipas kontratës, koncesionari do të investojë 262 milionë Euro gjatë jetës së kontratës. Vetëm 4 vitet e para do të investohen 45 milionë Dollarë. Pse del kaq kjo tarifë? Sepse aq është dhe trafiku. Ajo rrugë nuk ta kthen investimin, kjo dihet. U bë si rrugë patriotike. Dakord. Ama përdoruesit e asaj rruge duhet të paguajnë për ta mitëmbajtur. Nuk ka formë tjetër për të mirëmbajtur rrugët. Kjo është forma e vetme për ta pasur atë aset", tha ministri.
Gjiknuri shtoi gjithashtu se po diskutohet edhe një skemë, që pas disa muajve të aplikohet abone me tarifë më të ulët për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë shpesh në Rrugën e Kombit.
"Brenda 6 muajve do të bëhet një zgjidhje që të kesh një abone që bën një çmim të minimizuar për ata që udhëtojnë shpesh", deklaroi ministri Damian Gjiknuri.

Free Traffic Exchange