Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në mbrëmje në afërsi të shkollës ?Oso Kuka? në lagjen ?Naim Gjylbegu? të qytetit të Shkodrës.
I plagosur dyshohet se ka mbetur shtetasi Ridvan Kruja 40-vjeç, i cili pasi është transportuar për në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Kruja mësohet se është qëlluar me plumb në këmbë, nja një person i cili i kishte zënë pritë pranë banesës së tij në një pallat pesë katësh.
Për momentin nuk ka një pistë hetimi, por dyshohet për konfliktet e mëparshme që ka patur i plagosuri.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.