Report TV - Grabitjet, ish-deputeti i PD Dogjani dhe Breçani: Populli duhet që të armatoset

2018-05-12 0

Nisur nga grabitjet e fundit, rreth 500 në dy muajt e fundit në të gjithë vendin, ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani deklaroi në emisionin ?Repolitix? në Report Tv të drejtuar nga Denis Minga, se populli duhet që të armatoset për të përballuar situatën, që sipas tij ka dalë jashtë kontrollit. Dogjani thotë se derisa shteti nuk të mbron dot, qytetari duhet të mbrohet vetë duke u armatosur.

?Kush ka mundësi e blen një armë, që shkon 1 mijë deri në 2 mijë euro, por shumica nuk kanë mundësi. Ligji ka kaluar. Për mendimin tim duke parë pafuqinë e shtetit, që sot krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe je i pasigurt, situata është kaq e rëndë dhe policia nuk është në gjendje, për mendimin tim duhet ta mbajnë qytetarët një armë në shtëpi, që të mbrohen. Por kjo prapë nuk e zgjidh, nuk parandalon kriminalitetin në rrugë, apo vjedhjen e bankave? tha ai.

Edhe Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës është i të njëjtit mendim, që populli duhet që të armatoset. ?Për mendimin tim, populli duhet të armatoset. Ligjin e kam pasur parë edhe para se të kalonte, nuk ka kaluar sikur ka qenë. Ka të drejtë që të marrë armë cdo person, por ka disa kushte; merret informacion nga policia, që i plotëson kushtet, nëse ka pasur probleme, kurrë nuk merr armë kontingjenti i krimit. Por është hequr një pjesë e ligjit, që cdo punonjës i policisë edhe kur del në pension duhet të mbajë armën? tha ai.