Anulimi nga kryeministri grek Alexis Tsipras i? vizitës në Shqipëri ka kapur në befasi diplomacinë shqiptare. Në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme lajmi ka ardhur si rrufe në qiell të hapur në një kohë kur kjo ministri kishte kohë që po përgatitej për këtë vizitë të rëndësishme.
Gazeta ?Kathimerini? shkruan se shtyrja e vizitës së kryeministrit grek në Shqipëri lidhet direkt me vështirësitë në negociatat mes dy vendeve për zgjidhjen e kufirit detar. Një burim diplomatik pranë negociatave tregoi në kushtet e anonimatit për Shqiptarja.com se cilat janë arsyet e vërteta pas anulimit të vizitës së kryeministrit Alexis Tsipras. ?Në kohën kur pritej progres bisedimet kanë hyrë në stanjacion? u shpreh burimi diplomatik.
Më tej i njëjti burim deklaroi se stanacioni lidhet me atë që njihet si shelfi kontinental mes dy vendeve (kufiri detar) por edhe me disa zhvillime të kohëve të fundit që janë monitoruar nga afër prej diplomacisë greke. Paçka se shefi diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka deklaruar disa herë se takimet eksploratore në Kretë dhe Korçë kanë qenë të frytshme realiteti me sa duket është krejt ndryshe.