VIDEO e grabitjes në Fier, momenti i shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe policisë

2018-05-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News siguron pamjet e grabitjes në Fier, ku mbeti i vrarë grabitësi 20-vjeçar Xhuljano Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër Arben Muca.

Siç shihet edhe në pamjet e videos të marrë nga kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, grabitësit i drejtohen banesës në orën 02:23 minuta.

6 grabitësit shihen duke ecur në rrugë çifte-çiftë me një distancë nga njëri-tjetri.

Ora shënon 02:32 minuta, në vendngjarje mbërrin furgoni i policisë. Pas një minute, në 02:33 kamera kap dy grabitësit, Xhuljano Sollaku dhe Arben Muca teksa largohen nga banesa duke ndjekur të njëjtën rrugë nga erdhën.

Në orën 02:34 ka shkëmbim zjarri mes tyre dhe policisë.

20-vjeçari nga Elbasani Xhuljano Sollaku mbeti i vrarë 5 ditë më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në tentativë për grabitjen e banesës së Minella Muçit por qytetari nga Fieri nuk ka pasur para në shtëpi atë natë.

Ky fakt është bërë i ditur nga burime të policisë lokale pas kontrollit të kryer në banesën që grabitësit kishin piketuar për të vjedhur më 23 mars në lagjen "29 nëntori" të Fierit.

Dyshohet se të paktën një prej tyre është nga Fieri dhe ka orientuar shoket e tij ne banesen e Minella Mucit me mendimin se aty mund të ketë pasur sasi të konsiderueshme parash.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/video-e-grabitjes-ne-fier-momenti-i-shkembimit-te-zjarrit-mes-grabitesve-dhe-policise

Free Traffic Exchange