Fëmijët me bronkopneumoni, u sollën me urgjencë nga Puka- Top Channel Albania - News - Lajme

2018-05-12 0

Tre fëmijë u transportuan të martën me urgjencë nga Puka në Tiranë. Ata ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore, por edhe në shok, për shkak se atë ditë motra e tyre 13-vjeçare kishte ndërruar jetë. Ndërsa për vdekjen e të miturës vijojnë verifikimet, në Tiranë, e motra 11-vjeçare është ende e rëndë.