Stop - “Dental Turk” i bën qytetarit protezën gabim e nuk mban përgjegjësi! (28 mars 2018)

2018-05-12 23

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-148-sezoni-3/

Kastriot Frangu denoncon në emisionin ?Stop? dëmin shëndetësor dhe sjelljen e padenjë të klinikës ?Dental Turk?. Pasi priti 3 muaj për punimin e protezës, rezultoi jofunskionale, pasi as ha, as pi e as flet dot me të.

?Iu drejtova emisionit ?Stop? për një problem që kam me klinikën dentare ?Dental Turk?. I jam drejtuar kësaj klinike që në datë 7 Nëntor për të bërë një protezë të lartme dhe të poshtme. Pas një periudhe 3 mujore, unë iu ankova subjektit në fjalë që kjo protezë nuk është për mua, duke e parë që nuk kishte funksion as për të ngrënë, as për të pirë, as për të folur, si në këto momente që mezi po flas?.

Denoncuesi rrëfen se pagoi 1 milion e 200 mijë lekë, pasi i premtuan 5 vjet garanci, por kur u ankua për rezultatin e protezës e përzunë. Ai u shpreh: ?Dental Turk që na sjell buzëqeshjen po na e ngrin buzëqeshjen! Ku ta çoj unë këtë tani??

Kamera e fshehtë e emisionit ?Stop? së bashku me Kastriotin shkuan pranë kësaj klinike për të shfaqur me zë e figurë sjelljen e tyre ndaj klientit të pakënaqur.

Qytetari ? Përshëndetje!

Administratori ? Përshëndetje!

Qytetari ? Si kalove? Mirë? Kam paguar 1 milionë e 200, kam ndenjur 3 muaj këtu dhe gojën e kam jo funksionale.

Administratori ? Ja? ja? jazëk, jazëk të qoftë ty!

Qytetari ? Po mirë mo, dakord..!

Administratori ? Jazëk të qoftë? ik tani!

Qytetari ? Nëqoftëse është jazëk, më thuaj ti mua more burrë i?

Administratori ? Ik tani! Nuk kemi punë bashkë!

Qytetari ? Po e kupton, që ti më ke bërë një dëm mua tani?

Administratori ? Çfarë flet ore, çfarë flet?

Qytetari ? Më ke bërë një dëm ti mua?

Administratori ? Ore, a e ke në terezi??

Qytetari ? Po e kam shumë në terezi, se unë jam ?out? tani. Jam në ajër tani, as lartë as poshtë.

Administratori ? Na zu belaja me shqiptarët! Ik dhe mos më acaro mua tani! Qërohu! Mos më shkel fare këtu! Mos të shoh më këtu!

Qytetari ? Kur erdha, që të dhashë lekët unë, si shkela?

Administratori ? Po ik ore tani, na lër rehat! Mos më acaro më! Ik tani!

Denoncuesi iu drejtua disa klinikave dentare për të vërtetuar se proteza nuk është funskionale për të.

Stomatologia 1 ? Pjesën sipër duhet ta heqësh, ta eliminosh sepse të del jashtë përdorimit fare nofulla se e ke shumë të madhe. Poshtë pastaj mund të bëhet edhe nga e para. E ke shumë keq! Pjesa sipër s?të bën fare!

Stomatologu 2 ? Është shumë e trashë ajo proteza lart.

Qytetari ? Atë një? pjesa poshtë, çfarë mund t?i bëjmë? A rregullohet?

Stomatologu 2 ?Jo, jo, jo, jo?

Qytetari ? Nuk bëhet ë?

Stomatologu 2 ? Bëhet nga fillimi!

Stomatologia 3 ? Nuk bëhet ajo! Mund ta kishte nxjerrë dhe më mirë! O jo? ajo?ashtu s?ke ça t?i riparosh. Ajo duhet me u heq krejt shtresa e porcelanit!

Stomatologia 4 ? Ato duhen ribërë! Janë bërë keq! Ajo proteza zhytet brenda 2 javëve dhe zhytet në lartësi, jo të ...