Autobusët e furgonët e linjave interurbane vijojnë të jenë një rrezik publik duke ndaluar vend e pa vend. Jashtë të gjitha rregullave dhe në shkelje të ligjit, këto mjete të transportit publik marrin dhe zbresin pasagjerë kudo ku munden, duke u bërë shpesh burim aksidentesh me pasojë vdekjen.
Ky autobus ndonëse ndalon në mes të autostradës Tiranë-Durrës për të marrë pasagjerë, rrezikon të përfshihet edhe në një aksident me kamionin që udhëton me shpejtësi në korsinë e tij.Devijimi i kamionit shmangu përplasjen.
Por si ky autobus, përgjatë gjithë autostradës Tiranë-Durrës, shihen me qindra raste ku drejtuesit e furgoanve dhe autobusëve ndalojnë sipas dëshirës pa respektuar stacionet.
E njëjta situatë vërehet edhe në superstradën Lezhë-Shkodër dhe Lezhë-Tiranë. Ky autobus pasi zbret një pasagjere të moshuar, futet për në korsinë e shpejtësisë. Pasagjerja kalon përmes superstradës, aty ku automjetet janë më shpejtësi të lartë.
Televizioni Klan e ka ngritur prej kohësh këtë shqetësim, por situata vijon të jetë e njëjtë. Policia rrugore është gati inekzistente përballë drejtuesve të automjeteve. Madje edhe vet drejtuesit e Policisë Rrugore, janë dorëzuar para kësaj situate siç e konfirmon edhe kreu Mitat Tola.
E ndërsa policia nuk reagon, drejtuesit e këtyre furgonëve dhe autobusëve vijojnë të shkaktojnë kaos në rrugët interurbane, edhe pse jeta e qytetarëve është e rrezikuar seriozisht.
Tv Klan