Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë 95 viteve, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është ndeshur me shumë peripeci por ia ka dalë të percjellë te qytetarët misionin për rrënjosjen e dashurisë për fenë, njeriun dhe atdheun.
I pranishën në ceremoninë e themelimit, Presidenti Ilir Meta vlerësoi tolerancën fetare dhe inkurajoi Komunitetin Mysliman të vijojë në këtë traditë.
Meta: Ne jemi një vend evropian, shkruhej në revistën ?Zani i Naltë?, dhe si i tillë duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor gjithçka është e mirë?. Kjo vlen edhe sot. Në këtë mënyrë liderët mysliman vendosën në themel të institucionit të tyre të kultit baza të shëndosha në organizim, arsimin, kulturën dhe shtypin e shkruar. Ne vlerësojmë këtë traditë të shkëlqyer dhe jemi të vetëdijshëm për rrugën e vështirë plot sakrifica të Komunitetit Mysliman. Respektimi i ndërsjellë i kulturave fetare është kontributi më i mirë që Shqipëria jep për gjithë ato pjesë të botës të përfshira në vorbulla konfliktesh dhe sjellje radikale fetare.
Me rëndësi për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, është ruajtja e ekuilibrave të brendshëm të shtetit teksa evidentoi fenomenet globale që po rrezikojnë themelet e shoqërisë.
Bruçaj: Ne do të kemi sukses vetëm duke ruajtur ekuilibrat e brendshëm si një komb europian me shumicvë myslimane ku kultivohet seriozisht harmonia fetare dhe jo thjesht një retorikë politike.
Kontributin e Komunitetit Mysliman ndër vite e vlerësoi edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-vlereson-revisten-zani-i-nalte-ne-95-vjetorin-e-komunitetit-mysliman