Kantautori Mihallaq Andrea dhe aktorja Ema Andrea janë personazhë publikë të cilët kanë spikatur në fushat e tyre.
Por askush prej tyre nuk kishte folur më parë për lidhjen e gjakut që dy personazhet kanë me njëri-tjetrin.
Sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan ku kantautori korçar i serenatave ishte i ftuar zbuloi se aktorja Ema Andrea është mbesa e tij.
?Ema është vajza e vëllait tim. Emën e dua shumë, për mua ajo ka të veçantë karakterin e fortë dhe është aktore e shkëlqyer. Është e vështirë të jesh aktore si Ema. Karakteri i saj është i ngjashëm me timin, të dy ne jemi ?qaramanë??, tha kantautori.
Ndërkohë aktorja në videomesazhin e saj tha se për të Mihallaq Andrea nuk është vetëm xhaxhai i saj por shoku me të cilin kuptohet edhe pa folur.
?Ti për mua je personi që të do pa kërkuar asgjë mbrapsht dhe me mënyrën tënde na ke mbajtur të lidhur të gjithëve bashkë. Jam e bindur që nga gjithë fisi i madh që kemi ti je ai me të cilin merrem vesh pa folur. Ti je ai xhaxhai dhe shoku që ke marrë makinën dhe ke ardhur ke parë shfaqjen time dhe më pas ke ikur, ky është vlerësim përtej të qenit mbesë. Të falënderoj për lotët që më ke sjellë me muzikën tënde sepse në ato momente nuk isha vetëm. Ti je një figurë mashkullore që s?je ankuar kurrë edhe pse ke patur shumë motive. Në këtë sens ti je shembull njerëzor. Më vjen mirë që sot kam mundësi të të them të dua në publik. Mos qaj?, tha aktorja në videomesazh.