Report TV - Avokati i kompanisë Bavaria: Importi, sipas ligjeve shqiptare

2018-05-12 0

Pas denoncimeve ne media sot grupi hetimor i përbërë nga 12 inspektore ka shkuar që në orën 10.00 të mëngjesit në magazinat e firmës B.M SHPK ku ka gjetur mijëra kanace të pijes energjike gati për ta hedhur ne treg. Po ashtu edhe prokuroria ka nisur hetimet.

Ndërsa në një prononcim për mediat, avokati i kompanisë ka deklaruar se të gjitha importimet janë konform të gjithë legjislacionit shqiptar dhe cilësia është maksimale. ?Shoqëria ?Bavaria? dhe B.M Shkp janë të hapura ndaj çdo kërkese të organeve ligjzbatuese, të gjitha produktet janë të cilësisë maksimale Europiane, të importuara konform të gjithë legjislacionit shqiptar.

Shoqëria ?Bavaria? do të japë deklarimet e saj në një moment të dytë ku do të paraqesë edhe ankesat e saj. Arsyet e këtij kontrolli, do i japim një arsyetim të plotë në përfundim të saj, pasi nuk është momenti i përshtatshëm. Jemi vetëm në fazë verifikimi nuk është gjetur asnjë shkelje? tha avokati.