Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shembja e Teatrit Kombëtar dhe projekti danez për teatrin e ri ka shkakuar debate dhe akuza të forta ndërmjet deputetëve të opozitës dhe Ministres Kumbaro. E thirrur për të raportuar në Komisionin e Medias, Kumbaro tha se projekti i ri është vetëm një projekt-ide. Ndërsa Vokshi e quajti çmenduri pasi ky qëndrim i Ministres bie ndesh me Ramën. E ndjerë e fyer, Kumbaro braktisi Komisionin pas 5 orë debate.
Pas 5 orë debate për Teatrin Kombëtar, Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro ka braktisur Komisionin Parlamentar të Medias.
Vokshi: Nuk mund të vini këtu, kryeministri ndryshe dhe ju ndryshe. Ose njëri është i çmendur ose tjetri, zgjidheni ju.
Kumbaro: A mund ta mbani pak etikën ju lutem? Sapo më fyet mua dhe kryeministrin me një etiketë të cilën nuk mund ta pranoj. Unë këtu e ndërpres se nuk mund të më quani as të çmendur, as mua dhe as kryeministrin.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, duke kundërshtuar projektin u shpreh se qëndrimi i Ministres bie ndesh me deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama.
Për këtë ajo iu referua fjalimit të Kryeministrit gjatë prezantimit të projektit të ri, ku ai u shpreh se Teatri Kombëtar do të shembet dhe i riu do të ndërtohet në të njëjtin vend.
Ndërsa Kumbaro thotë që kjo është vetëm një projekt ide.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vokshi-rama-ose-ti-jeni-te-cmendur-kumbaro-braktis-komisionin