Grabitje pranë bankës, përfaqësuesit të kompanisë i marrin 50 mijë euro

2018-05-12 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësuesi i një kompanie private është grabitur pasditen e kësaj të mërkurre në Tiranë. Dy persona që mbanin kapuç i zunë pritë pranë një banke duke i marrë një shumë prej 50 mijë eurosh.

Dy persona grabitën përfaqësuesin e një kompanie private. Ngjarja ndodhi në orën 15.30, në lagjen ?Komuna e Parisit? në Tiranë, ku shtetasit me inicialet A.A i kanë marrë 50 mijë euro që i mbante në 2 qese.

Grabitësit, të cilët mbanin kapuç, kishin zënë pritë pranë një banke të nivelit dytë. Njëri prej tyre e goditi me levë dhe i mori 2 qeset me para, ndërsa menjëherë pas grabitjes, u larguan më një motor tip ?Papaq?.

Përfaqësuesi i kompanisë nuk ka dëmtime. Ai dha deklarimet e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku paraprakisht ka deklaruar se nuk njihte asnjë nga grabitësit, pasi ishin të maskuar.

Për dinamikën e ngjarjes ka përplasje, pasi dëshmitarët thanë për Ora News se e kishin parë personin në fjalë teksa dilte nga banka me qeset me para, kur e sulmuan.

Kurse policia në një deklaratë zyrtare, thotë se përfaqësuesi i kompanisë sapo kishte dalë nga parkingu dhe po hynte në bankë, kur u grabit.

Policia informon: "Në një parking mjetesh në afërsi të një filjali banke të nivelit të dytë, shtetasi A. S., përfaqësues i një firme, kur ka dalë nga mjeti që kishte parkuar dyshohet se dy persona me motor dhe me skafandëra i kanë marre me forcë një qese me një shumë të papërcaktuar lekësh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grabitet-banka-tek-komuna-e-parisit

Free Traffic Exchange