Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen ndaj ish kreut të policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.
Hoxha ishte dënuar për shpërdorim detyre me 1 vit e katër muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, pasi u cilësua fajtor për akuzën e Prokurorisë.
Ai ka qenë në krye të INUV në kohën kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha .
Sipas akuzës, Florenc Hoxha bashkë me 18 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, u dyshuan për shpërdorim detyre, pasi sipas organit të akuzës përgjatë një viti kanë lejuar bumin e ndërtimeve pa leje në Tiranë.
Prokurorët , pretendonin se punonjësit në INUV kishin lejuar ndërtimin e mbi 500 objekteve pa leje në Tiranë, ndërkohë që Hoxha në funksionin e kryeinspektorit nuk ka marrë masa për prishjen e këtyre ndërtimeve në momentin e konstatimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjykata-e-apelit-shpall-te-pafajshem-florenc-hoxhen