Ora News - Izmir, Xhaçka takon misionin e NATO-s në Egje: Ofroni siguri për vendin dhe qytetarët

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka premtuar trajtim më të mirë financiar për efektivët e kontingjentit të 7-të të Forcës Detare, pjesë e operacionit të NATO-s në detin Egje. Gjatë një takimi që zhvilloi më ta në Izmir, Xhaçka vlerësoi sakrificat dhe kontributin e tyre.

Olta Xhaçka: "Sa i takon trajtimit, jemi të ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të përmirësuar. Trajtimi nuk është i krahasueshëm me aleatët e tjerë dhe ndoshta nuk është as ai, që ne do të donim të ishte.

Dua t?ju siguroj që jemi maksimalisht të angazhuar edhe unë si ministre, por edhe ne si qeveri, që të sjellim një standard të ri në trajtimin tuaj jo vetëm njerëzor por edhe financiar.

Dhe sigurisht një standard të ri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për përparimin në karrierë, duke e bërë atë gjithnjë e më meritokratike."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/izmir-xhacka-takon-misionin-e-nato-s-ne-egje-ofroni-siguri-vendin-dhe-qytetaret