Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare ka miratuar kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës së qeverisë shqiptare dhe vjen pas firmosje së kësaj marrëveshje me Ministrinë Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërtimi i Rrugës së Arbrit do të realizohet nga kompania shqiptare "Gjoka Konstruksion". Kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore do të kushtojë 240 milionë euro dhe shteti do të përfundojë pagesat kundrejt kompanisë brenda 13 vitesh.
Kjo është kontrata e parë e firmosur, në bazë të projektit ?1 miliard?, ndërkohë që, kontraktori ka marrë përsipër që fillimisht të ndërtojë rrugën me shpenzimet e tij si dhe mirëmbajtjen gjatë gjitëh periudhës së koncesionit.
Pas shumë premtime për fushatë dhe harresash pas zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda këtij 4-vjecari rruga e Arbrit do të përfundojë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-miraton-kontraten-ndertimin-e-rruges-se-arbrit