Xhaçka viziton kontinentin e 7 të FA në Turqi: Do përmirësojmë trajtimin tuaj financiar dhe njerëzor

2018-05-12 0

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar kontingjentin e 7 të Forcës Detare, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje.

Gjatë fjalës së saj  Xhaçka theksoi se qeveria shqiptare është e fokusuar në trajnimin dhe karrierën e punonjësve, duke pranuar në të njëjtën kohë se trajtimin financiar që u jepet nuk është ai që ata meritojnë.

?I gjithë fokusi ynë, i gjithë përqendrimi ynë në këtë moment është tek edukimi dhe trajnimi edhe tek karriera e gjithsecilit prej jush, që bëni një punë për hir të së vërtetës mes kufizimeve dhe shumë sakrificave, por një punë të jashtëzakonshme që do t'i lini trashëgimi shumë të rëndësishme brezave, duke ofruar siguri për vendin tonë dhe duke kontribuar për paqen përtej kufijve të vendit tonë. Sa i takon trajtimit jemi të ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të përmirësuar.

Free Traffic Exchange