Report TV - Pronat në bregdet, Artan Lame: Hajdutëria s'ka parti, blu e kuq kanë grabitur

2018-05-12 0

Kreu i ALUIZNI, Artan Lame, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me pronat bregdetare, teksa është shprehur se i gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Në një dalje për media, Lame tha se se hajdutëria s'ka parti, pasi blu e kuq kanë abuzuar, duke shtuar se ligji për pronat degradoi pas vitit 2000, ku u nda toka që ishte për t?u ndarë dhe mbeti pjesa tjetër.

?Degradoi dhe u kthye në një proces degradues pas vitit 2000 ligji për pronat, sepse u nda toka që ishte për t?u ndarë dhe mbeti toka që nuk ishte për t?u ndarë. Gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Zona e Velipojës, bregdeti i Lezhës, Gjiri i lalzit, zona e Kavajës janë zona të pa hedhura në sistemin e Hipotekave. Një pjesë e madhe e vijës bregdetare po ashtu rezulton e paregjistruar. Janë bërë abuzime me ligjin 7501, zonat janë ndarë si toka bujqësore, kur ajo është tokë bregdetare. Në vitin 2008, qeveria bëri kontrolle për dhënien e ATMP, në kundërshtim me ligjin qeveria vazhdoi të japë ATMP edhe pas pezullimit. Pa bërë ndarje, hajdutëria nuk ka parti, blu apo të kuq. Në Vlorë ka një tjetër veçanti. Vija bregdetare është e paregjistruar. Këtu ka ndodhur fenomeni i regjistrimeve të veçanta. Janë 450 regjistrime të veçanta dhe 450 gjyqe të veçanta. Së shpejti, do të nisin kontrollet në Sarandë dhe Durrës"