Report TV - Humbi burrin dhe 3 fëmijët në aksident, Evisa Preka: Jam e mbaruar

2018-05-12 3

SHKODËR- Një muaj pas aksidentit tragjik në Velipojë, ku u shua familja Preka, dhimbja vazhdon të jetë po njëlloj po të mbijetuarën e vetme të familjes, Evisën. Evisa Preka humbi bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj, ndërsa sot ajo kujton me dhimbje tragjedinë, teksa është një ditë tepër e veçantë.

Sot njëra nga vajzat e saj feston ditëlindjen, ndërsa kjo është kujtuar përmes një statusi në ?Facebook? nga halla e fëmijëve, Goxhe Preka.

?Festofsh me engjëjt ne mbretërinë e zotit Aisel me mungon cdo sekond kaçurrelja jone e bukur. Happy birthday in heaven my niec?

Gonxhe Preka, halla e fëmijëve
Qytetarë të shumtë kanë ngushëlluar për ngjarjen e rëndë, ndërsa mes komenteve shihet edhe ai i të ëmës së viktimave. 37-vjeçarja shkruan mes rreshtash se ndihet e mbaruar për humbjen e bashkëshortit dhe 3 fëmijëve të vegjël.

?Engjëlli mamit, Ajseli shpirtit tim. Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t?u kujdesur atje lart për to?