Ora News - Helmoi vjehrrën, mbetet në burg Marjana Cmeta, lirohet hoxha

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi arrest me burg për Marjana Cmetën, nusja 21-vjeçare që helmoi vjehrrën.

Vendimi është marrë këtë paradite, ndërsa hoxha Hysen Shehu, ku Marjana u rrëfye dhe ish vjehrri, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit )u lanë në detyrim paraqitje.

Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017, ku u raportua e vrarë Lirije Lami. Pas hetimeve gati 1-vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë më 13 mars, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Gjykata e shkallës së parë më kerkesë të prokurorisë vendosi ti lërë në masën arrest me burg të katër të arrestuarit ndërsa Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka marrë parasysh kërkesën e avokatëve të të akuzuarve duke ndryshuar masën për ta nga arrest në bug në detyrim paraqitje.

Edhe ne këtë seancë 21 vjeçarja e cila është edhe autorja e krimit nuk ka pranuar të flasë para gjykatës për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/helmoi-vjehrren-mbetet-ne-burg-marjana-cmeta