Është prezantuar sot Strategjia Kombëtare për menaxhimin e integruar për mbetjeve dhe planin e veprimit. Në këtë takim mes shoqërisë civile, pushtetit lokal dhe partnerëve ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi. Duke u ndalur te gjendja aktuale e venddepozitimeve të mbetjeve urbane, ministri tha se për herë të parë do të ketë një hartë reale të tyre
Në 300 venddepozitime të mëdha dhe të vogla në vendin tonë vërejmë atë që të konstaton edhe strategjia që shumë pak prej tyre kanë standarte mjedisore për të qenë landfille dhe vendgrumbullime të vërtetë të mbetjeve urbane. Ndaj strategjia e ka thënë, ne e kemi marrë një vendim, është shkruar nga stafi i ministrisë në bashkëpunim me ekspertët, është në proces miratimi rivlerësimi i kritereve mjedisore që duhet të ketë një pikë grumbullimi mbetjesh urbane për ta bërë atë reale. Ministri foli edhe për përdorimin e qeseve plastike, për të cilat tha se do të ndalohen
?Kemi debatuar me shoqatën e ricikluesve dhe të prodhuesve të qeseve plastike, kemi një dakordësi me pushtetin lokal dhe kemi një projektvendim për miratim, të dakordësuar me të gjithë aktorët dhe faktorët për ndalimin e qeseve plastike në Shqipëri. Është e pafalshme që në cdo cep të Shiqpërisë të shkosh, gjen qese plastike sepse ato janë të padegradueshme?