Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rruga ?Çaush Asllani", në Elbasan është vetem disa qindra metra por dëmtimi ndër vite e ka shndërruar atë në një problem të madh për banorët e zonës.
Rruga është nyje kryesore që të lidh me Prokurorinë dhe Gjykatën e Elbasanit, por po të lëvizësh si këmbësor apo në makinë, nuk është e lehtë.
Banorët e zonës tregojnë raste kur të moshuar kanë pësuar dëmtime për shkak të rrugës me gropa dhe mungesës së ndriçimit natën.
Banore: "Ka pasur raste kur njerëzit ka thyer këmbën, e kanë ndrydhur."
Bashkia e Elbasanit thotë se ka gati një projekt për ndërhyrjen në këtë rrugë, ndërsa banorët kërkojnë që zbatimi i tij të mos vonojë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-ku-thyhen-kembet-ne-elbasan