Report TV - Grabitja e pronave, Task-Forca nis verifikimet në terren nga Vlora

2018-05-12 0

Task Forca për pronat nis verifikimet në terren. Një ditë pas vizitës së dy ministrave Etilda Gjonaj dhe Fatmir Xhafaj dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin në Vlorë, Task Forca nis verifikimet në këtë qark. Qarku i Vlorës është qarku më i prekur nga abuzimet me pronat.

Nga burimet lokale mësohet se Task-Forca do të ketë takime në Prefekturë, ZVRPP dhe Avokaturën e Shtetit. Një ditë më parë nga Vlora, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se pas reformës në drejtësi, detyrë e politikës shqiptare është reforma e pronës. Sipas saj, prona private është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE,