Ora News - Ndikim rus në Shqipëri? Rakipi: Folklor që partitë shqiptare e përdorin pa doganë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përkundër paralajmërimeve të Moskës zyrtare, Ylli Rakipi, është i mendimit se Shqipëria nuk do të ketë pasoja për shkak të dëbimit të dy diplomatëve rusë.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, drejtuesi i emisionit "Të Paekspozuarit" tha vendimi i Shqipërisë ishte në unison me operacionin e ndërmarrë nga Perëndimi si përgjigje ndaj provokimeve të Rusisë.

Rakipi: Nuk do të ketë pasoja për Shqipërinë. Ishte e kuptueshme se Shqipëria do ti bashkohej këtij operacioni të Perëndimit. Rusia e kishte krijuar, ka kohë që e krijon një precedent të tillë. Perëndimi shpesh ka qenë i stepur për shkak edhe të problematikave që ka. Është vështirë për të bërë një marrëveshje mes 20 vendeve apo më shumë, në këtë pikëpamje Rusia ka qenë protagonist i këtij lloj prodhimi. Perëndimorët menduan se duhet ti japin një përgjigje dhe ja dhanë. Shqiptarët bënë mirë që u bashkuan në këtë operacion sepse operojnë brenda strukturave të NATO-s dhe ideja pastaj për të shkuar drejt Perëndimit.

Rakipi e sheh më shumë rastësore përzgjedhjen e dy diplomatëve sesa të bazuar në dyshime përveprimtarinë e tyre.

Rakipi: Nuk besoj se në Shqipëri por edhe në përgjithësi në vendet që i larguan ata të jetë bërë ndonjë seleksion me përjashtim të vendeve ku shërbimet sekrete punojnë shumë dhe kanë të dhëna shumë të mëdha. Nuk besoj se është bërë ndonjë seleksion. Është marrë atasheu ushtarak dhe një tjetër. Jo zëvendës/ambasadori. Putin është përpara një dileme dhe provakacione të këtij lloj me luftë të shërbimeve sekrete Rusia i ka pasur më shumë se dy raste. Më shumë ka treguar dhëmbët Rusia se Perëndimi.

Sa i takon debatit mbi ndikimin rus, Rakipi nuk e konstaton në Shqipëri. Edhe akuzat ndaj PD-së për financim rus ai i sheh si konsum politik dhe asgjë reale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndikim-rus-ne-shqiperi-rakipi-folklor-qe-partite-shqiptare-e-perdorin-pa-dogane