Report TV - Rruga e Kombit me pagesë/ Sa do paguajnë shqiptarët në krahasim me fqinjët?

2018-05-12 3

Debati i sotëm publik mbi koncesionin e Rrugës së Kombit është një debat i së kaluarës në vendet fqinje. Vendet që janë në kufi me Shqipërinë kanë kohë që procedojnë në këtë mënyrë për të mos folur pastaj për shtetet e forta të BE-së apo SHBA-në që e kanë praktikë rutinë. Madje, ato kanë shumë akse me pagesë edhe pse me gjatësi shumë më të vogël. Por për të kuptuar më mirë se si është në fakt realiteti sot në Ballkan dhe Europë mjafton një kërkim në google për të mësuar kostot e kalimit në ato rrugë të paracaktuara me pagesë.

TAFIAT NË RAJON
Greqia ka tarifa 0,07 Euro/km
Maqedonia 0.06 Euro/km
Shqipëria 0.04 Euro/km

Greqia ka tarifa 0,07 Euro/km, Maqedonia 0.06 Euro/km. Shqipëria 0.04 Euro/km. Kjo tregon se tarifat në Rrugën e Kombit janë më të ulëtat.Në Maqedoni janë shtatë akse rrugore me pagesë. Pagesa varion nga 0,5 euro deri në 5,5 euro, në varësi të aksit rrugor. Në Malin e Zi, pagesa përdoret për rrugët që kanë pasur një kosto të madhe për ndërtimin e tyre.

Tarifat në rajon dhe Europë
2,5 Euro Podgorica ? Tivar -Ulqin kushton 2,5 euro
4,5 Euro aplikohet në segmentin e Tivatit
35 Euro Plloçe- Zagreb
3-14 Euro në Greqi
1.5 ? 6 Euro në Serbi
10 Cent për km në Itali