Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe akademikët nuk do të shpëtojnë nga sita e verifikimeve të veprimtarisë së tyre studimore dhe titujve shkencor të marrë.
Do të jetë një proces vettingu, ashtu sikundër po ndodhe me gjyqtarët, dhe siç është paralajmëruar për pronat.
Komisioni i posacëm i reformës së akademisë së shkencave përmes ligjit të ri dhe Kodit të Etikës parashikon verifikim të gradave akademike, dhe në rast se rezultojnë false një komision i posacëm ose një institucion që parashikohet të ngriohet do të vendosin heqjen e gradave shkencore.
Gjinushi:Jemi në periudhën e vettingut. Të gjithë e kanë mendjen tek penalizimet. Në qoftë se ka firo dhe falsitete në dhënien e doktoraturave, do të ketë profesorë fals dhe për pasojë akademikë fals. Do të ketë penalitete deri në heqjen e titullit të gradave.
Kur ndajnë më pak se një javë nga afati i qeverisë për reformimin e akademisë së shkencave, grupi i reformës kryesuar nga Skënder Gjinushi prezantoi projektligjin. Ndryshimet nuk janë thelbësore, Akademia do të jetë institucion buxhetor, pra do të financohet nga buxheti i shtetit, nuk do të ketë institute por do të jetë më e hapur për pranimet e akademikëve të rinj sigurisht duke iu referuar kritereve të parashikuara.
Artan Fuga, i cili vazhdimisht ka ngritur shqetësimet për gjendjen e këtij institucioni, edhe në këtë tryezë shprehu një sërë kritikash.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetting-akademikeve-titujt-gjinushi-penalitete-ne-rast-falsifikimi