Fushë-Arrëz- Një 13-vjeçare ka ndërruar jëtë gjatë mesditës së sotme në fshatin Berishë i Epërm, dyshohet se shkaqet janë nga fruthi. Familjarët kanë lajmëruar sot mjekun e qendrës shëndetësore Berishë i Epërm, pasi 13-vjeçarja kishte ndërruar jetë në shtëpi. Viktima pati vështiresi në transport pasi zona e thellë me terren malor ishte e mbuluar nga bora.
Kanë qënë familjarët e saj të cilët kanë lajmëruar mjekun e qendrës shëndetësore në Berishë se vajza kishte ndërruar jetë, ndërsa nuk dinin të jepnin arsye. Ata nuk kanë deklaruar se vajza e tyre vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë.
Por situata bëhet edhe më misterioze, pasi edhe tre fëmijet e tjerët të familjes janë të sëmurë. Ministria e Mbrojtes thotë së i është përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për të dërguar një helikopter në Fushë-Arrëz, i cili transportoi mesditën e somte për në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? tre fëmijet e moshave 11, 16 dhe 17 për të marrë ndihmën mjekësore. Ata po trajtohen në pediatri dhe në spitalin infektiv, dhe deri tani gjendja e tyre paraqitet e qetë. Mjekët e QSUT thonë se nuk ka shenja klinike që mund të vërtetonin se fëmijet janë të prekur nga viroza e fruthit, ndërkohë që po kryhen të gjitha analizat e nëvojshme për të përcaktuar edhe diagnozën e tyre.
Ministria e Shëndetësia bën me dije se ka ngritur një grup pune për të verifikuar shkakun e vdekjes së 13-vjeçares në Fushë Arrëz.