Ekskluzive-Dokumenti/ Tarifa për Rrugën e Kombit u kërkua nga qeveria Berisha në 2011

2018-05-12 0

Taksimi i Rrugës së Kombit ka ngjallur kundërshti dhe akuza të forta politike. Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se me këtë veprim Rama takson shqiptaret pse udhëtojnë tek njeri tjetri! Por në fakt iniciativa e parë për ti taksuar shqiptarët i përket vetë Sali Berishës që në Dhjetor 2011. Nëse do t'i referohemi deklaratave të kohës, asaj të datës 24 gusht 2010, Berisha do të deklaronte se;

?Ne e ndërtuam, për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot, sepse nuk kemi organizma të fuqishme, sipërmarrje shtetërore për mirëmbajtje kaq të fuqishme. Ne do të detyrohemi që atë t?ia japim një kompanie të madhe, siç bëjnë të gjitha vendet, që siç e keni dëgjuar, ose i japin me koncesion, ose i privatizojnë, sepse mirëmbajtja e tyre është një proces shumë i rëndësishëm?.