Ora News - Vdes 51-vjeçarja, vëllai: U dhunua nga burri; mjekët: Atak; policia: Aksident!

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër ditë pasi ishte dërguar me urgjencë në spital, 51-vjeçarja A. Gjoka ka ndërruar jetë në ambientet e QSUT. Mjekët në raportin e tyre përfundimtar e kanë cilësuar si vdekje natyrale për shkak të një ataku kardiak që gruaja sipas tyre ka pësuar.

Por vëllai i saj me inicialet A.A nuk është dakord me këtë raport të mjekëve dhe ka bërë kallëzim penal me pretendimin se I. Gjoka kunati i tij pra bashkëshorti i 51 vjeçares ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas denoncimit në polici, të regjistruar në datën 23 mars, kunati pretendon se 54-vjeçari me inicialet I.Gjoka, kishte ushtruar dhunë sistematike psikologjike dhe fizike ndaj motrës, ndaj ajo në datën 21 mars, u rrëzua në rrugën ?Margarita Tutulani? dhe u dërgua në spital.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vdes-51-vjecarja-vellai-u-dhunua-nga-burri-mjeket-atak-policia-aksident

Free Traffic Exchange