Tjetersuan 220 ha toke ne Karaburun, 43 vite burg per 4 persona

2018-05-12 0

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 43 vjet burg, 4 të akuzuar për tjetërsimin e 220 hektarëve tokë në zonën turistike të Karaburunit. Kjo pronë publike, me anë të falsifikimit të dokumenteve i ka kaluar privatëve. Togat e zeza dënuan me 18 vite heqje lirie Rajmond Mezinin, 16 vite për Lefter Gjergjin.

Juristja e Hipotekës së qytetit bregdetar, Blerina Dhrami, u dënua me 6 vite burg, ndërsa sekretarja e Gjykatës së Vlorës, Dorina Besimaj u dënua me 3 vite heqje lirie.

Avokati Enkes Hysendhima u shpall i pafajshëm, për të cilin prokuroria kishte kërkuar 24 vite burg. Asnjë nga këta persona nuk ndodhet në qeli pasi janë ndryshuar masat e sigurisë.

Pritet vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili konsiderohet i formës së prerë për t'i kthyer apo jo në burg. Të gjithë këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohet se tjetërsuan pronën publike.

Hetimi për këtë çështje nisi në Qershor të 2016, ku Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestrimin e kësaj sipërfaqe toke pasi u faktua se me anë të falsifikimit i kishte kaluar disa privateve.

Tv Klan

Free Traffic Exchange