Kritikët, të cilët në 25 Qershor i la jashtë listave për deputetë, Lulzim Basha i ftoi sërish t?i bashkohen Partisë Demokratike.
?I kam ftuar publikisht, individualisht në të gjitha format e mënyrat dhe festa është e sinqertë. Jam e bindur që PD do shkojë përmes bashkimit drejt një përgatitje për përballje vendimtare me të keqen që sundon sot vendin.?
Pas humbjes në zgjedhje dhe ringjitjes në karrigen e kreut të PD-së, kritikët e akuzuan për personalizim të Partisë, shkelje të statutit dhe asgjësim të mendimit ndryshe. Por përpara studentëve të Shkencave Politike, Lulzim Basha foli për hapje të partisë dhe një reformim të brendshëm të saj, duke nisur nga përzgjedhja e kandidatëve për deputetë.
?Keni ardhur në një moment të veçantë për PD, po përgatitemi të bëjmë ndryshime në parti, transformim.?
Në funksion të ringritjes së Partisë Demokratike, kritikët e Lulzim Bashës, prej disa muajsh kanë paraqitur propozime konkrete, mes të cilave kërkojnë edhe dorëheqjen e tij nga posti i kreut të partisë. Këto propozime, së bashku me ato të mbërritura nga baza demokrate, do të jenë pjesë e ndryshimeve statutore, të cilat do të miratohen në Kuvendin Kombëtar.
Ndërkaq, nga baza i kërkohet kreut të PD-së që zgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie të bëhet nga anëtarësia dhe emrat e tyre të paraqiten 60 ditë përpara zgjedhjeve. Mes propozimeve është edhe një tjetër sugjerim, që kërkon zgjedhjen e krerëve të degëve përmes parimit një anëtar një votë, ndërsa për sekretarët sugjerohet zgjedhja nga Kuvendi Kombëtar.
Tv Klan