BOOM: Prokuroria kërkon mbylljen e hetimeve për aksidentin ku vdiq 48-vjeçari

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora News iu rikthye sërish një aksidenti të ndodhur vitin e kaluar në aksin Levan-Tepelenë, ku humbi jetën 46 vjeçarit Ajet Yzeiraj.

BOOM ndoqi seancën gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier. Prokurorja e çështjes,Violeta Shkurta, e cila duhet të jetë palë me viktimën, i kërkon gjykatës të pushojë hetimet.

Shkurta: Unë në fakt i jam referuar tek aktet e ekspertimit sepse në këto lloj veprash penale ajo që është determinante në përcaktimin e elementëve të veprës penale është pikërisht akti i ekspertimit auto-teknik. Mendoj se hetimet janë të plota, gjykata ta vlerësojë vetë. Këto janë konkluzionet e një eksperti, një ekspert tjetër mund të ketë konkluzione të tjera. Eksperti në rastin në fjalë i është referuar provave dhe kodit rrugor. Unë jam për pranimin e kërkesës.

Por vëllai i viktimës kërkon rihapjen e hetimeve, pasi sipas tij i vëllai vdiq në aksident jo për faj të tij dhe se në hetime nuk janë marrë parasysh provat e policisë dhe as dëshmitarët.

Dashnor Yzeiraj: Është shumë e çuditshme sepse prokurorja duhet të jetë në krahun tonë dhe për fat të keq kërkon pushimin e çështjes ndërkohë që duhet të kërkojë të kundërtën. Kërkojmë nga ana e drejtësisë, nga gjykata që të rihapen hetimet. Vëllai im ishte me një shpejtësi minimale, 28 km në orë.Ishte në krahun e vet.Prandaj kërkojmë drejtësi, nuk kishte asnjë faj.Të rikthehen hetimet dhe të merren parasysh provat e policisë, dëshmitarët në vendngjarje që nuk janë marrë, ka pasur dëshmitarë me vëllain tim në makinë dhe është anashkaluar, ëhstë anashkaluar skica e policisë që është fakt në vend.

Ditën e premte, 30 mars 2018,Gjykata e Shkalles së Pare në Fier do të vendosë nese do te rihapen hetimet për këtë çështje ose do te pushojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-prokuroria-kerkon-mbylljen-e-hetimeve-aksidentin-ku-vdiq-48-vjecari