Report TV - Basha paralajmëron ndryshime në PD: Po përgatitemi për transformim

2018-05-12 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar ndryshime brenda partisë opozitare më të madhe në vend. Në një takim me studentët e Shkencave Politike në selinë e PD, Basha tha se partia e tij ndodhet në një moment të veçantë, pasi po përgatitet për transformim.

Kreu demokrat nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me ndryshmet që mund të prekin partinë e dytë më të madhe në vend, por është mjaftuar me kaq, ndërsa ka kaluar më pas te problematikat kryesore që ka vendi sot, duke renditur drogën, krimin, korrupsionin, varfërinë, papunësinë.

?Keni ardhur në një moment të veçantë për PD, po përgatitemi të bëjmë ndryshime në parti, transformim. Problematikat kryesore janë krimi, korrupsioni, varfëria, papunësia. Talentet nuk çajnë dot përpara pa pasur një ndërhyrje, një mik te pushtetarët. Jemi një sistem ku përpara ecin vetëm trafikantët, pushtetarët e korruptuar, servilët, dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë sistem, duke bërë atë që kërkojnë shqiptarët, liri, konkurrencë. Duke demokratizuar PD, duke e bërë atë parti totalisht me vlera evropiane, mund të ecim përpara?

Lulzim Basha, kryetar i PD

Free Traffic Exchange