VLORE - 43 vite burg ka dhënë gjykata e Vlorës për për katër persona, zyrtarë të Hipotekës dhe Bashkisë Vlorë, të cilët akuzohen për tjetërsimin 340 hektar tokë në bregdet, prej të cilave 220 ha në Karaburun, 33 ha në Palasë dhe 89 ha në Zvërnec.
Gjykata e Vlorë ka dhënë 18 vite burg për Raimond Mezin, i cili ka përfituar tokën me dokumente të fallasifikuara në Karaburun dhe Zvërnec, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg. Për shtetasin Lefter Gjergji, përfitues 33 ha tokë në zonën e Palasës, gjykata ka dhënë 16 vite burg nga 19 vite që kishte kërkuar prokuroria. Me nurg janë dënuar edhe zyrtarët e Hipotekës së Vlorës dhe Bashkisë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me dy përfituesit kanë kryer edhe falsifikimin e dokumenteve.
Blerina Dhrami, ish- punonjëse e Hipotekës Vlorë është dënuar me 6 vjet burg, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 11 vite. Donika Besimaj ish- arshiviste e gjykatë së Vlorës është dënuar me 3 vite burg, me akuzën për shpërdorim detyre dhe shkeljen e të drejtës së funksionit publik. Ndërkohë është shpallur i pafajshëm shtetasi Enkes Hysendhima, i cili ishte avokat i Rajmond Mezit, përfitues i sipërfaqes më të madhe të tokës në bregdet.